
Napoli është në rënie të lirë! Që pas shitjes së gjeorgjianit Kvarshkelia, Napoli po vuan shumë në gjetjen e golit dhe marrjen e tre pikëve. Një tjetër humbje, këtë herë ndaj Como në shifrat 2-1, duke i lënë kështu kreun Interit. Menjëherë pas ndeshjes, Conte nuk e fshehu mërzinë për rezultatin zhgënjyes. Megjithatë trajneri i Napolit është munduar që të inkurajojë lojtarët e tij duke i treguar rikuperimin e pikëve me Interin në krahasim me sezonin e shkuar.
“Unë e urrej humbjen, nuk është në mentalitetin tim. Por duhet të pranojmë se sot Como kishte uri më shumë se ne. Pjesa e dytë nuk më kënaqi fare, e para ishte shumë e mirë. Ekipi nuk e la veten të dekurajohej pas autogolit të Rrahmanit. U kthyem në të dytën dhe bëmë praktikisht të kundërtën e asaj që thamë në dhomat e zhveshjes. Është zhgënjyese, por duhet të gjejmë arsyen e kësaj rënie. Është faji im. Nuk e vura re se ekipi ka një mungesë vëmendje. Por mos të harrojmë se në krahasim me Interin kemi rikuperuar 40 pikë në krahasim me vitin e kaluar”, tha Conte. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news