Kamera e fokusoi të ulur me Barellan në mes të ndeshjes, Kristjan Asllani: Nuk po digjem te Interi sepse jam zëvendësuesi i Calhanoglu

kamera e fokusoi te ulur me barellan ne mes te ndeshjes kristjan asllani nuk po digjem te interi sepse jam zevendesuesi i calhanoglu
kamera e fokusoi te ulur me barellan ne mes te ndeshjes kristjan asllani nuk po digjem te interi sepse jam zevendesuesi i calhanoglu

Interi ka arritur të fitojë kundër Xhenoas dhe të marrë kreun në Serinë A. Ekipi i drejtuar nga Inzaghi fitoi në shifrat 1-0 falë golit të shënuar nga ana e Lautaro Martinez, me asistin e Calhanoglu. Një ndeshje që shihej e lehtë në letër, por nuk rezultoi e tillë. Ndërkohë në këtë ndeshje luajti nga minuta e parë edhe Kristjan Asllani. Mesfushori shqiptar luajti deri në minutën e 65 të takimit dhe më pas u zëvendësua nga Calhanoglu, njeriu që dha asistin në golin e vetëm.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e shikuesve nga televizioni ishte momenti kur gjatë ndeshjes kamera fokusoi Asllanin dhe Barelan. Të dy lojtarët ishin të ulur në fushë dhe ishte Barela që po komunikonte disa fjalë me mesfushorin shqiptar, përpara se të niste pjesa e dytë. Por çfarë i tha saktësisht Barela lojtarit të Shqipërisë? “Çfarë më tha Barela gjatë ndeshjes? Disa gjëra sesi duhet të luaj, sesa të nis një pasim apo një aksion”, u shpreh Asllani.
?
Mesfushori shqiptar ka të gjithë modestinë për të dëgjuar dhe për të ndjekur me kujdes këshillat që i vijnë nga lojtarë të tillë me shumë eksperiencë. Sa i përket vlerësime të Asllanit për ndeshjen kundër Xhenoas, në mediat italiane ka një ndasi të madhe. Disa media e vlerësojnë ndeshjen e shqiptarit në nivel të mirë, ndërsa të tjera i kanë vendosur notë më të dobët. E gjitha kjo për shkak të paragjykimit që ekziston për shqiptarin për shkak të disa gabimeve që ka bërë në ndeshjet e mëparshme.

Por cila është situata reale e këtij mesfushori te Interi? Pavarësisht se mund të duket sikur Inzaghi i beson, është krejtësisht e kundërta. Drejtuesit i besojnë shumë shqiptarit, por jo trajneri. Në një moment kur të gjithë tifozët e Interit po sulmonin Asllanin pas gabimit të bërë në finalen e Superkupës ndaj Milanit, Inzaghi i doli në mbrojtje së bashku me klubin.

Vetëm për shkak të kësaj dhe dëmtimit të Calhanoglu, Asllani nisi që të luajë disa ndeshje radhazi. Një situatë e ngjashme është parë edhe me Ernest Muçin në Turqi disa kohë më parë, por që nuk tregon besimin e trajnerit, përkundrazi. Në momentin që finalja me Milanin u harrua disi dhe erdhën ndeshjet e forta, Inzaghi e dërgoi Asllanin si lojtarin e tretë në hierarki.

Calhanoglu ndodhej në vendin e parë, ndërsa si zëvendësuesi i tij në ndeshjet e forta po përdoret Zielienski, një tjetër eksperiement i Inzaghit vetëm për të mos aktivizuar Asllanin pasi mungon besimi për të. Ndërkohë Calhanoglu u rikthye në formë të dobët nga dëmtimi dhe po gabonte në ndeshjet e mëdha, me Interin që pësoi gol kundër Juventusit dhe Milanit në Serinë A vetëm për shkak të formës së dobët të turkut. Kështu Inzaghi riktheu Asllanin në fushë në një ndeshje të lehtë në letër për të lënë pak pushim Calhanoglu. Pamja që do të vazhdojë deri në fund të sezonit do të jetë kjo me Calhanoglu si titullar, Zielinksin si zëvendësues i tij në ndeshjet e mëdha dhe Asllanin që do të gjejë minuta në ndeshjet më të lehta në letër ose në ato takime ku Interi do ta mbylli ndeshjen që në pjesën e parë. Por pavarësisht të gjithës kësaj situate, Asllani mendon ndryshe: “Të jesh zëvendësues i Calhanoglu nuk është një djegie. Sigurisht, ndoshta unë nuk luaj shumë, por kur më thërrasin, jam gati. Kam thënë gjithmonë që kam shumë për të mësuar prej tij, nuk jam djegur”, tha Asllani. /Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →