Shorti i Ligës së Kampioneve, derbin e Madridit nuk e dëshironte asnjë përveç… Mbapes

shorti i liges se kampioneve derbin e madridit nuk e deshironte asnje pervec mbapes scaled
shorti i liges se kampioneve derbin e madridit nuk e deshironte asnje pervec mbapes

Ishte fundi i ndeshjes mes Realit dhe Mançester Sitit. Mbape sapo kishte lënë pas një mbrëmje magjike me tri gola kundër Sitit dhe ashtu në të nxehtë deklaronte: “Dua Atletikon në 1/8 e finaleve”.



Në Zvicër goglat “e kanë dëgjuar” dhe pikërisht rivali i Realit do të jetë Atletiko. Ku e vetmja anë e mirë do të jetë se as njërës palë dhe as tjetrës nuk do t’i duhet të udhëtojnë gjatë. Sa për të tjerat…

Në selinë e UEFA-s në Nion, derbi i Madridit nuk ishte opsioni i preferuar i askujt. Një duel i dyfishtë gjermano-spanjoll ishte opsioni më i mirë në krahasim me një ndeshje të dyfishtë mes skuadrave të të njëjtit qytet. Këto duele “lokale” e mbyllin më shumë rrethin e interesit, siç shihet edhe nga të dhënat e ndeshjeve të ngjashme të mëparshme.

Përveç kësaj, sigurisht që ka edhe konsumimin e krijuar nga tensioni që gjenerojnë këto lloj ndeshjesh së fundmi.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →