Trajneri Amorim: Junajtid ka më shumë probleme sesa zgjidhje

trajneri amorim junajtid ka me shume probleme sesa zgjidhje

Mançester Junajtid aktualisht ka “më shumë probleme sesa zgjidhje”, thotë trajneri Ruben Amorim. “Djajtë e Kuq” pësuan një humbje 1-0 në Totenhem të dielën, duke e çuar numrin e tyre në 12 humbje në Premier Ligë në 25 ndeshje deri më tani këtë sezon.



Ata kanë fituar vetëm katër nga 14 ndeshjet e ligës që kur Amorim mori drejtimin në nëntor dhe vizitojnë Evertonin të shtunën, me “Toffees” që kanë ndryshuar shumë me Dejvid Mojesin, që kur skocezi është rikthyer në Mersejsajd.

Shumë është folur për problemet e “Djajve” në të dy skajet e fushës, duke mbajtur vetëm shtatë ndeshje portën e paprekur dhe duke shënuar vetëm 28 gola. I pyetur se çfarë funksionon për skuadrën e tij për momentin, Amorim i tha “BBC Sport” në konferencë:

“Ajo që mendoj është se ndonjëherë nuk ndjen përmirësim në ekip, por disa ndeshje mendon se mund të luajmë dhe të krijojmë situata. Kjo është një gjë e mirë. Në këtë moment kur shikon ndeshjet, sheh më shumë probleme sesa zgjidhje.

Kjo është e qartë. Kur luajmë disa ndeshje, unë shoh se gjërat janë aty dhe ne jemi të aftë, por duhet të jemi të qëndrueshëm”. Mojes fitoi Ligën e Konferencës në kohën e tij te Uest Hemi dhe ka grumbulluar katër fitore në gjashtë ndeshje që kur zëvendësoi Shon Dajçin, duke i bërë “Toffees” që të lëvizin 13 pikë larg zonës së rënies.

Ata janë përmirësuar duke parakaluar “Djajtë” që renditen në vendin e 15-të. I pyetur se çfarë e bën Evertonin të vështirë, Amorim u përgjigj: “Besimi. Mënyra se si ata luajnë, ata e besojnë shumë dhe po fitojnë ndeshje, duke qenë vërtet konkurrues, ështu që është një punë e mrekullueshme nga Dejvid Mojes për të rikuperuar ekipin. Ju e ndjeni atë. Kur shikoni ndeshjen ju ndjeni besimin atje. Do të jetë një ndeshje vërtet e vështirë”.

Screenshot 2025-02-22 100412

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →