Policia ka proceduar penalisht një 60-vjeçar në Memaliaj, pasi duke kryer manovra të gabuara, është përplasur me një autobus.
Edhe shoferi i autobusit është proceduar penalisht, pasi kryer parakalim të gabuar.
Njoftimi:
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasit R. R., 60 vjeç, banues në Memaliaj dhe Gj. V., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, shtetasi R. R. ka kryer manovër të gabuar me automjetin e tij, i cili për pasojë është përplasur me autobusin që drejtohej nga shtetasi Gj. V., i cili gjithashtu po kryente manovër (parakalim) të gabuar. Nga përplasja e automjeteve është dëmtuar lehtë shtetasi R. R.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co