Pa Haaland dhe Kevin De Bruyne, me dy yjet që “parkuan” në stol, Man,City shpërtheu përballë Aston Villa-s, duke marrë një trepikësh pas fitores me “poker” golash. Vendimi i Guardiola-s për të lënë në stol dy nga lojtarët më të mirë, bëri jo pak zhurmë në ishull, por fusha i dha të drejtë teknikut spanjoll. Në mungesë të tyre ai që bëri liderin ishte Foden, autor i një “tripletë”, por një ndeshje fantastike zhvilloi edhe Rodri, me spanjollin që realizoi golin e parë që në minutën e 11-të.
Festa nuk zgjati shumë pasi Aston Villa, me një aksion shumë të bukur riktheu baraspeshën në minutën e 20-të. Në fundin e pjesës së parë ishte Foden që ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi duke rikthyer Man.City në avantazh. Në pjesën e dytë, stafetën e mori sërish Foden duke realizuar dhe dy gola të tjerë, njëri më i bukur se tjetri. Në minutën e 62-të, talenti anglez u shërbye nga Rodri duke goditur topin më të parën. Shtatë minuta më pas, Foden realizoi një gol spektakolar duke sigluar shifrat në 4-1. Fal këtij suksesi, City kap Liverpool në kuotën e 67-të pikëve, dhe minus një nga kreu.
Në përfundim të sfidë, Pep Guardiola i thuri elozhe mesfushorit spanjoll, Rodri: “Ai është më i miri. Në rolin e tij është më i mirë në botë. Ai mund të bëjë ç’të dojë. Rodri ka cilësi të jashtëzakonshme, një mentalitet të fortë, ai është gati në çdo moment, është top. Asnjë klub tjetër nuk ka një lojtar si ai, ai ishte një blerje e shkëlqyer për Man.City”, u shpreh Guardiola pas ndeshjes.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co