E drejta për të pritur Europianin U-21 të 2027 për Shqipërinë, ja reagimi i mediave ndërkombëtare për organizimin e turneut

e drejta per te pritur europianin u 21 te 2027 per shqiperine ja reagimi i mediave nderkombetare per organizimin e turneut

Shqipëria dhe Serbia kanë fituar të drejtën për të organizuar Kampionatin Europian të U-21 për vitin 2027. Në saj të këtij organizimi, Shqipëria U-21 do të kalojë më tej në fazën finale të këtij kompeticioni si vend organizator dhe nuk do të hyjë në kualifikuese siç ndodhte rregullisht. Hapja e këtij turneu do të bëhet në Serbi, ndërsa finalja e madhe, në Tiranë.

Një organizim i tillë mes dy vëndeve të cilat kanë një hendek me njëra-tjetrën, ka marrë vëmendjen e shumë mediave botërore. Prestigjozja spanjolle, “AS”, e cilëson këtë organizim si një vendim historik. Ajo thekson marrëdhëniet historike dhe gjeopolitike që kanë qenë gjithmonë në përplasje me njëra-tjetrën, ndërsa sipas medias në Spanjë, ky turne do të transformojë futbollin në të dyja vëndet.

Ndërkohë Reuters ka vendosur në titull: “Shqipëria dhe Serbia presin Europianin”, për të treguar në po të njëjtën pikëpamje, të shkuarën dhe të ardhmen. Ndërkohë media greke, “Gazzetta.gr”, shkruan se pavarësisht historisë së ditur mes shqiptarëve dhe serbëve, Federata e Futbollit kanë vendosur që të bëjnë një hap përpara.

Media italiane, Calcioefinanza, ka treguar se çfarë përfitojnë të dyja shtetet nga ky organizim. “Përtej futbollit, organizimi i këtij turneu do të sillte përmirësime të ndjeshme në infrastrukturën sportive. Për më tepër, përfitimet ekonomike do të ishin të konsiderueshme dhe të përhapura në të dy vendet, me hotelet, baret dhe restorantet që do të shihnin të ardhura të rritura gjatë gjithë turneut”. /Sport Ekspres/

e drejta per te pritur europianin u 21 te 2027 per shqiperine ja reagimi i mediave nderkombetare per organizimin e turneut

e drejta per te pritur europianin u 21 te 2027 per shqiperine ja reagimi i mediave nderkombetare per organizimin e turneut 1

e drejta per te pritur europianin u 21 te 2027 per shqiperine ja reagimi i mediave nderkombetare per organizimin e turneut 2

e drejta per te pritur europianin u 21 te 2027 per shqiperine ja reagimi i mediave nderkombetare per organizimin e turneut 3

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →