![E ardhmja në dyshim, prindërit e Jildizit takohen me agjentin e Ronaldos 2 e ardhmja ne dyshim prinderit e jildizit takohen me agjentin e ronaldos](https://gazetasport.al/wp-content/uploads/2025/02/e-ardhmja-ne-dyshim-prinderit-e-jildizit-takohen-me-agjentin-e-ronaldos.jpg)
“Ruleta”, sigurisht, ishte lëvizja teknike që ndezi stadiumin, por Kenan Jildiz ishte një burim i vazhdueshëm rreziku në fitoren e Juventusit ndaj Empolit.
Sidomos në momentet e vështira, në një pjesë të parë kur bardhezinjtë, menjëherë e panë veten në disavantazh, dhe po vuanin nga sulmet kundërshtare, por 19- vjeçari turk u përpoq të drejtonte lojën me lëvizje plot klas. Me talentin e tij arriti t’i shkaktonte probleme të ndryshme mbrojtjes toskane. Ai është rritur edhe në mentalitet dhe qëndrim, aq sa është kthyer në lider, pavarësisht moshës së re. Një përgjegjësi së cilës nuk i shmanget, sidomos me fanellën me numrin 10 mbi supe, edhe pse sjelljen e ka si të një njeriu të përulur. “Unë nuk mendoj se jam një lider, thjesht dua të vazhdoj të ndihmoj ekipin tim dhe të jap më të mirën”, ka thënë ai për mediat.
Megjithatë, lidershipi i tij njihet nga skuadra dhe trajneri, i cili flet për të me tone entuziaste. “Ai ka talent të madh, është djalë i ri, ka lindur në vitin 2005, ne kemi shumë besim tek ai. Punon shumë. Po na jep një dorë të madhe.” E vetmja gjë që mungonte kundër Empolit, ishte një gol i Yildiz, por për Xhuntolin dhe ambientin bardhezi ka edhe diçka tjetër që këtë herë i tremb. Në sfond është një prapaskenë e bujshme merkatoje. Prindërit e Kenan Jildizit takuan Xhuntolin disa net më parë në një restorant në Torino, teksa ai po darkonte me agjentin e fuqishëm Horge Mendez. U bë edhe një foto në grup, e publikuar dhe më pas e hequr nga rrjetet sociale. Është e vështirë të thuhet nëse agjenti i Kristiano Ronaldos mund të bëhet menaxher i Jildizit (aktualisht babai i tij është në krye të interesave të tij) apo nëse takimi ka qenë krejtësisht i rastësishëm.
Ky takim megjithatë, ka bërë që në media të hidhen shumë ide. Një prej tyre është fakti se Horge Mendez po punon për të sistemuar talentin turk në një tjetër skuadër larg Juventusit. Madje është përfolur edhe për shifra, aty ku “Zonja” do të përfitonte rreth 80-90 milionë euro nga shitja e talentit turk. Por këto negociata, nëse janë kryer gjatë bisedës në tavolinë, nuk janë bërë për merkaton e janarit, por për verën, aty ku Jildiz mund të jetë në qendër të vëmendjes.
PANORAMASPORT.AL