Lëvizja e tretë brenda ditës, Konseisao bind lojtarin për t’u bashkuar me Milanin

levizja e trete brenda dites konseisao bind lojtarin per tu bashkuar me milanin
levizja e trete brenda dites konseisao bind lojtarin per tu bashkuar me milanin

Xhoao Feliks do të jetë lojtar i Milanit për pjesën e mbetur të sezonit. Marrëveshja mes kuqezinjve dhe Çelsit është arritur për rreth 5 milion euro, ndërsa klubi italian do të mbulojë dhe pagën.



Nuk do të ketë opsion blerje në kontratën e firmosur për huazimin e 25-vjeçarit.

Rol kyç në këtë lëvizje tregohet të ketë pasur trajneri Konseisao, pasi foli me vetë lojtarin.

Kjo është lëvizja e tretë brenda ditës në kampin e Milanit. Më parë u zyrtarizua Gimenez, ndërsa Kalabria u huazua te Bolonja.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →