Një legjendë e vërtetë në portën e Bajernit, Nojer zyrtarizon të ardhmen

nje legjende e vertete ne porten e bajernit nojer zyrtarizon te ardhmen
nje legjende e vertete ne porten e bajernit nojer zyrtarizon te ardhmen

Manuel Nojer ka firmosur zgjatjen e kontratës me Bajernin deri në verën e vitit 2026. 38-vjeçari ishte në dyshim pas mbylljes së këtij sezoni, por bavarezët kanë treguar besimin që kanë tek ai.



Nojer është një legjendë për Bajernin dhe klubi e zyrtarizoi marrëveshjen duke shkruar: “Trashëgimia vazhdon”.

“Kënaqem me të vertetë ndërsa luaj futboll dhe dua të mbetem një lojtar i Bajernit. Jam akoma i uritur dhe po shoh përpara për një tjetër vit në këtë klub special”, u shpreh Nojer.

Legjenda e portës së Bajernit firmosi kontratën e parë në vitin 2011. Kështu në përfundim të ndoshta gjithë karrierës së tij, do të ketë plot 15 vite si portier i gjigantëve gjermanë.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →