VIDEO/ Ndërhyrja e Kumbullës ndaj Viniciusit hap debate, madrilenët pretendojnë për penallti

video nderhyrja e kumbulles ndaj viniciusit hap debate madrilenet pretendojne per penallti
video nderhyrja e kumbulles ndaj viniciusit hap debate madrilenet pretendojne per penallti

Espanjoli ka bërë befasinë ndaj Realit të Madridit. Skuadra katalanase ka mposhtur “los blanos” me rezultatin minimal 1-0. Një ndeshje që ka prodhuar debat për sa i përket arbitrimit. Madrilenët pretendojnë një penallti të padhënë në minutën e 37.

Bëhet fjalë për një duel mes Marash Kumbullës dhe Vinicius Xhuniorit. Ky i fundit kaloi për një çast mbrojtësin shqiptar dhe u përpoq të depërtonte më në thellësi të zonës. Por Kumbulla i shkoi nga pas dhe rifitoi sërish topin.

Megjithatë dora e zgjatur e lojtarit shqiptar ka hapur diskutime. Viniciusi u rrëzua në zonë pas prekjes së lehtë të Kumbullës dhe kërkoi një 11 metërsh. Por arbitri mendoi ndryshe, pasi lejoi lojën të luhej normalisht./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →