Aventura e Edin Dzekos me Fenerbahcen mund të përfundojë pas vetëm një sezoni. Pasi mbërriti në kryeqytetin turk në verë nga Interi, sulmuesi boshnjak mund të kalojë në Arabinë Saudite.
Siç raporton portali Sportam, , Al Hilal i trajnerit portugez Jorge Jesus ka shfaqur interesim për futbollistin. Arabët janë gati të plotësojnë tekat ekonomike të lojtarit, ccka e bën operacionin të realizueshëm. Al Hilal me gjasë do të ofrojnë një pagë vjetore prej 11 milionë eurosh, propozim ky që vështirë se mund të refuzohet.
Dzeko, i cili ka një kontratë me Fenerbahcen deri më 30 qershor 2025, tashmë i është hapur mundësia për të pranuar këtë ofertë përpara se të mbyllë njëherë e mirë karrierën e tij.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co