Juventusi spikat me barazimet, Rafa Benitez: Diçka nuk shkon atje

juventusi spikat me barazimet rafa benitez dicka nuk shkon atje

I pyetur nga “Gazzetta dello Sport”, Rafa Benitez ka folur për rrugën e skuadrave italiane në Ligën e Kampioneve, duke bërë edhe një kritik të vogël për Juventusin e Tiago Motës.



Screenshot 2025-01-25 172654

“Të kualifikoheshin tre skuadra direkt në 1/16 do të ishte një rezultat i bujshëm për Italinë, por edhe i merituar. Nga të gjithë, ajo që bie më shumë në sy është Atalanta, por Milani megjithatë ka mbërritur këtu ku është sot, duke lënë pas disa polemika dhe shkarkimin e një trajneri.

Nëse do ta mbyllë mes 8 më të mirave do ta qetësonte shumë mjedisin. Juventusi nga ana tjetër barazon shumë dhe është e qartë se kjo është një shenjë se diçka nuk shkon”, tha ndër të tjera Benitez.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →