Brahim Diaz debutoi me kombëtaren marokene, në ndeshjen miqësore të fituar nga skuadra e trajnerit Walid Regragui ndaj Angolës. Pas ndeshjes, lojtari i Real Madrid u shpreh i lumtur.
“Jam shumë i lumtur, ishte një ditë shumë e veçantë, mora kaq shumë përkrahje. Jam krenar sepse u ndjeva shumë mirë në fushë dhe ishte një debutim shumë i bukur. Ishte ndjenjë e bukur të marr këtë dashuri dhe tani më mbetet vetëm të punoj për të ardhmen e kësaj kombëtareje.
Turnetë e radhës me Marokun? Do të përpiqem të jem aty nëse mundem dhe nëse më lejojnë. Në fund të fundit, unë jam lojtar i Real Madridit dhe dua të jap më të mirën për klubin dhe kombëtaren time. Do të jem i lumtur të jap kontributin tim” – Tha Diaz, i cili refuzoi Spanjën për Marokun.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co