
Viti 2025 nuk ka nisur aspak mirë për Shqipërinë. Shumë dëmtime nga ana e lojtarëve të Kombëtares, të cilat kanë prekur edhe yllin e ri, Medon Berishën. Për shumëkënd ky është futbollisti i cili pritet të jetë zbulimi i vitit 2025 në Serinë A.
Medon Berisha e ka nisur me marsh të pestë me Giampaiolo-n, por për fat të keq ka pësuar disa dëmtime radhazi. Mesfushori i talentuar është rikthyer në stërvitje me Lecce-n, por jo me grupin e plot. Ai ka humbur edhe ndeshjen e sotme kundër Cagliari, por do të jetë gati që nga takimi i radhës i Lecce në Serinë A. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news