Anëtari i Kryesisë në PD Grigels Muçollari, me anë të një deklaratë për mediat, shprehet se OBSH ka ngritur alarmin se Tirana është një nga qytetet më të ndotura të Europës.
Muçollari shprehet se grimcat e rrezikshme në Tiranë janë 2.5 herë më të larta se normalja, gjë që është përgjegjëse për një sërë sëmundjesh tek fëmijët.
Deklaratë e anëtarit të Kryesisë së PD, Grigels Muçollari:
Një tjetër alarm për gjendjen katastrofale te ajrit në Tiranë dhe në Shqipëri, vjen nga matjet e sapopublikuara të Organizatës zvicerane IQAir. Ajo konstaton se në vendin tonë përqendrimi i grimcave të dëmshme në ajër, është 3 herë më i lartë se norma që sugjeron OBSH.
Me gjithë shqetësimet e ngritura në mënyrë të përsëritur, qeveria dhe autoritetet shqiptare nuk kanë bërë asgjë.
Rezultati është ky që shohim e thithim përditë në ajër dhe që nga viti në vit ka përkeqësim. E tregon dhe tabela.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co