Pasi Jurgen Klopp njoftoi lamtumirën e tij me Liverpool në fund të sezonit aktual, Virgil van Dijk nuk është më aq i bindur për të qëndruar te The Reds. Kjo mundësi mund të shfrytëzohet nga Real Madrid, skuadër e cila nuk e ka humbur stabilitetin në prapavijë pavarësisht mungesave të Eder Militao dhe David Alaba, por është gjithmonë e hapur për afrime të reja që mund të përmirësojnë cilësinë e grupit.
Sipas asaj që raportohet nga Defensa Central, trajneri Carlo Ancelotti dhe drejtuesit e Merengues po përpiqen seriozisht të kuptojnë nëse ekziston mundësia për të hyrë në tratativa me holandezin, i cili tanipër tani duket i lëkundur. Kontrata skadon në qershor 2025, por Liverpool pa Klopp nuk do të jetë më i njëjti dhe mund të jetë vërtet koha për një ndryshim mjedisi.
“Lajmi i lamtumirës së Klopp është i vështirë për t’u pranuar. Klubi do të ketë një punë të madhe për të bërë, të gjithë e dinë këtë. Jam kurioz të kuptoj se në cilin drejtim do të lëvizë klubi” – mësohet të ketë thënë Van Dijk.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co