Numri një i stolit të Kukësit: Ia dolëm me besim ndaj Partizanit, kaluam ngërçin

numri nje i stolit te kukesit ia dolem me besim ndaj partizanit kaluam ngercin
numri nje i stolit te kukesit ia dolem me besim ndaj partizanit kaluam ngercin

Kukësi eliminoi Partizanit në Kupën e Shqipërisë, falë penalltive. Nuk mund të mos ishte i lumtur në intervistën pas ndeshjes, trajneri i verilindorëve, Bledar Devolli.

“Jam shumë i lumtur me çunat sepse kishin kohë që vuanin rezultatet edhe pse ndeshjen i kemi bërë të mira. Është ndeshja e tretë që bëjmë me Partizanin në pak kohë dhe e kemi studiuar mirë. Por kemi punuar fort si në fazën mbrojtëse dhe anën psikologjike. Janë çuna të rinj dhe janë të rënduar nga situata që kanë kaluar.

Në pjesën e parë kemi bërë presion lart dhe nuk kemi lënë Partizanin të luajë me topin. Jemi munduar të markojmë Maguette pasi e kanë pikë kyçe. Në pjesën e dytë zbritëm pak më poshtë, por nuk na rrezikuan. Në shtesë kishte vetëm krosime dhe topat të gjatë, por më e rëndësishme është që jam i lumtur për këta djem”, tha Devolli.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →