
Paulo Dybala ishte heroi i Romës, në suksesin 3-2 ndaj Torinos. Sulmuesi argjentinas realizoi 3 gola, duke udhëhequr ekipin drejt 3 pikëve.
“Unë gjithmonë dua të fitoj trofe. Është e qartë se rrugëtimi në Europa League është ende i gjatë, por ne e dimë se cilat janë objektivat tona dhe punojmë çdo ditë për t’i arritur ato. Kur arrita këtu thashë se më dukej sikur kisha një jetë që isha këtu. Nuk e di se çfarë më pret në të ardhmen, por sigurisht që po e shijoj të tashmen” – Tha ai pas ndeshjes. Dybala po luan sezonin e dytë te Roma. Në këtë edicion, ai ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar 6 herë.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co