Shorti i Ligës së Kombeve ka vendosur përsëri përballë në një aktivitet zyrtar Shqipërinë me Gjeorgjinë. Një kundërshtar i njohur për kuqezinjtë, pasi është ndër ata me të cilët jemi ndeshur më shpesh edhe pse historik i përballjeve mes dy Kombëtareve flet për vetëm 3 dekadat e fundit.
Ndeshja e parë mes ekipeve në fakt është në dhjetorin e vitit 1994 në vendin tonë dhe nisi me një sukses të miqve 1-0. Që nga atëherë, janë në total 15 ndeshje të luajtura me vetëm 3 fitore, 4 barazime e plot 8 humbje të regjistruara.
Hera e fundit që Shqipëria fitonte ndaj Gjeorgjisë ishte në kualifikueset e Botërorit 2006, kur triumfoi 3-2 në Tiranë.
PËRBALLJET:
4 dhjetor 1994 Shqipëri – Gjeorgji 0-1 Kual. Europiani
26 prill 1995 Gjeorgji – Shqipëri 2-0 Kual. Europiani
8 shkurt 1998 Gjeorgji – Shqipëri 3-0 Turne në Maltë
5 shtator 1988 Gjeorgji – Shqipëri 1-0 Kual. Europiani
9 tetor 1999 Shqipëri – Gjeorgji 2-1 Kual. Europiani
6 shtator 2003 Gjeorgji – Shqipëri 3-0 Kual. Europiani
10 shtator 2003 Shqipëri – Gjeorgji 3-1 Kual. Europiani
8 shtator 2004 Gjeorgji – Shqipëri 2-0 Kual. Botërori
4 qershor 2005 Shqipëri – Gjeorgji 3-2 Kual. Botërori
22 mars 2006 Shqipëri – Gjeorgji 0-0 Miqësore
10 qershor 2009 Shqipëri – Gjeorgji 1-1 Miqësore
29 shkurt 2012 Gjeorgji – Shqipëri 2-1 Miqësore
6 shkurt 2013 Shqipëri – Gjeorgji 1-2 Miqësore
16 nëntor 2015 Shqipëri – Gjeorgji 2-2 Miqësore
29 mars 2022 Shqipëri – Gjeorgji 0-0 Miqësore
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co