10 vite nga ngjarja e Beogradit, TKZ i rikthehet dronit të famshëm, ka një mesazh për FSHF

10 vite nga ngjarja e beogradit tkz i rikthehet dronit te famshem ka nje mesazh per fshf
10 vite nga ngjarja e beogradit tkz i rikthehet dronit te famshem ka nje mesazh per fshf

10 vite më parë, më 14 tetor 2014 në Beograd, ekipi përfaqësues përjetoi një nga ngjarjet më të rënda sportive ku lojtarët, stafi etj u dhunuan nga tifozët serb të cilët pushtuan fushën pasi në stadium u fut një dron me mbishkrimin “Autochthonous”.

Ai episod solli ndërprerjen e ndeshjes e cila më pas kaloi një kalvar të gjatë në gjykata, ku në fund CAS dënoi Serbinë duke i hequr 3 pikë nga renditja, ndërsa Shqipëria mori 3 pikët në tavolinë, detaje këto që ishin përcaktues për kualifikimin e Shqipërisë në “Euro2016”.

TKZ, tifo grupi më i madh i fansave të kombëtares ka përkujtuar këtë datë historike për ta, ndërsa i janë rikthyer edhe një herë kandidaturës së Shqipërisë për të organizuar Evropianin U-21 me Serbinë në 2027:

10 vjet, prej kur barbarët u tërbuan nga një flamur që u’a humbi shikimin përgjithmonë. 10 vjet pas, u hodh ideja me organizu kampionatin europian 2027 (U21).

Ngjarjet si këto ngelen në histori, por disa e kanë vulën e heroit e disa prej tradhëtari.

#JOeuro2027meshkije
#AUTOCHTHONOUSday

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →