0 gola dhe 3 kartonë të kuq! Dinamo-Vllaznia mbyllet me emocione, pika shijon më shumë te shkodranët

0 gola dhe 3 kartone te kuq dinamo vllaznia mbyllet me emocione pika shijon me shume te shkodranet
0 gola dhe 3 kartone te kuq dinamo vllaznia mbyllet me emocione pika shijon me shume te shkodranet

Dinamo-Vllaznia prodhoi emocione, veçanërisht në fundin e takimit. Një tjetër përballje mes ekipeve të Final Four, ashtu si edhe Egnatia-Partizani, e mbyllur pak më parë me fitoren e Egnatias. Këtë herë ndeshja nisi më mirë për Vllazninë që e pa veten me një lojtar më shumë pasi Karamba u ndëshkua brenda pak minutash me dy kartonë të verdhë.

Nga minuta e 23, Vllaznia ishte në superioritet numerik. Por Vllaznia jo vetëm që nuk e shfrytëzoi, por në minutën e 47 me Bajramin dhe në të 58 me Yagon, do të vinin dy kartonë të kuq në radhët e shkodranëve. Kështu për gjithë pjesën e mbetur të ndeshjes Dinamo ishte me një lojtar më shumë. Në fundin e takimit Dinamo provoi me të gjitha mënyrat për të shënuar, por takimi u mbyll në 0-0. /Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →