Wojciech Szczesny nuk do të jetë më portier i Juventusit. Gardiani polak ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me torinezët, për të kërkuar një të re, qoftë në Europë apo jashtë asaj.
Pavarësisht se kontrata e portierit përfundonte në 2025, “Zonja e Vjetër” dhe 34-vjeçari kanë vendosur që ta ndërpresin këtu bashkëpunimin. Szczesny është një lojtar i lirë, pasi shkëputi kontratën me Juven.
“Faleminderit për gjithçka”, shkruan klubi italian në rrjetet sociale, duke nderuar, tashmë ish-portierin e tyre. Kujtojmë që polaku ishte pjesë e Juves që prej 2017-ës, kur u ble nga Arsenal për 18 milionë euro.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co