Egnatia dhe Vllaznia kanë përfunduar në listën e zezë të UEFA-s, e cila ka vendosur të dënojë të dy klubet për shkak të sjelljeve të tifozëve përkatës në ndeshjet e turit të parë në kompeticionet europiane.
Klubi i Egnatias është dënuar me një gjobë prej 10 mijë eurosh dhe UEFA ka vendosur për mbylljen e stadiumit të saj për ndeshjen e radhës që do të luajë si pritëse. Sipas UEFA-s shkak është bërë “sjellja diskriminuese e tifozëve” të klubit rrogozhinas. Vendimi për mbylljen e stadiumit gjithsesi, është i pezulluar dhe do të hyjë në fuqi nëse përsëriten incidente të ngjashme brenda një periudhe dyvjeçare.
Ky vendim padyshim që do të lërë të pakënaqur rrogozhinasit, pasi në tribunat e stadiumit të Borac nuk munguan vazhdimisht thirrjet anti-shqiptare, por edhe pse ndeshja u ndërpre për shkak të tyte, UEFA nuk ka marrë asnjë masë kundër boshnjakëve.
Ndërkaq, edhe Vllaznia ka përfunduar në listën e të dënuarve nga UEFA, e cila i ka ndaluar udhëtimin tifozëve shkodranë në ndeshjen e radhës që do të luajnë në kompeticionet ndërkombëtare për shkak të incidenteve në tribuna pas ndeshjes së luajtur kundër Valur në Islandë. Ky vendim gjithashtu është i pezulluar dhe hyn në fuqi brenda dy viteve të ardhshme nëse përsëriten incidente të ngjashme.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co