Pas portieri Tafas, Teuta ka zyrtarizuar ditën e sotme një tjetër afrim, bëhet fjalë për sulmuesin shkodran Kristian Preknicaj.
22-vjeçari sezonin e shkuar ishte pjesë e Lushnjës, në Kategorinë e Parë, teksa këtë edicion do të militojë në elitën e futbollit shqiptar. Preknicaj, iu nënshtrua një periudhe prove, teksa arriti të bindte trajnerin Martini, për ta bërë pjesë të ekipit.
Sulmuesi shënoi gol edhe në miqësoren e zhvilluar 2 ditë më parë ndaj Laçit. Preknicaj është formuar si lojtar në Itali, teksa ka qenë edhe pjesë e moshave të Vicencës.
NJOFTIMI ZYRTAR I TEUTËS:
KF Teuta njofton afrimin e sulmuesit Kristian Preknicaj. Sulmesi 22-vjeçar afrohet te Teuta nga Lushnja, ku sezonin e fundit ka spikatur me 6 gola, duke qenë ndër më të dalluarit në kampionat. Klubi i Teutës mirëpret sulmuesin Preknicajn dhe i uron shumë gola me fanellën blu.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co