Kimish ka rinovuar kontratën me Bajern Mynih deri në vitin 2029. Siç dhe pritej, mesfushori që u afrua në vitin 2015, do të vazhdojë si lojtarë i bavarezëve
30-vjeçari u përfol për një largim të mundshëm. Kjo pasi kontrata e tij përfundonte në fundin e sezonit.
Drejtuesit e bindën pas negociatave që vazhdonin prej muajsh. Tashmë i gjithë fokusi është në Champions dhe kampionat.
Bajerni po shkon drejt rikthimit te titulli në Gjermani. Në anën tjetër për të vazhduar rrugëtimin në Ligën e Kampioneve duhet të kalojë Interin në çerekfinale.
PANORAMASPORT.AL