Partizani ka zyrtarizuar atë që pritej prej disa ditësh, kthimin e dy mbrojtësve që kanë qenë edhe më parë në radhët e të kuqve. Franci Lala dhe Anteo Osmanllari, do të jenë pjesë e ekipit për këtë edicion, pas eksperiencave që kishin në klube të tjera të Superiores në sezonin e kaluar.
“FK Partizani njofton arritjen e marrëveshjeve me mbrojtësit Franci Lala dhe Anteo Osmanllari. Dy lojtarët tashmë do të jenë pjesë e të kuqve për sezonin e ri futbollistik.
Lala dhe Osmanllari riveshin fanellën e kuqe pas eksperiencave në sezonin e kaluar respektivisht me Kukësin dhe Erzenin”, shkruhej në njoftimin e klubit që zyrtarizonte vazhdimësinë e këtyre lojtarëve me ekipin kryeqytetas.
Kështu, Arbër Abilaliaj do të ketë në dispozicion dy alternativa më shumë për prapavijën në javët e para të sezonit. Të dy lojtarët pritet të jenë alternativa ndaj titullarëve të Partizanit, ndonëse hierarkinë në skuadër do ta përcaktojë më saktësisht trajneri i ri, kur të emërohet një i tillë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co