Klaus Gjasula është lojtari më i ri i Rot-Uajs Esen në Gjermani.
35-vjeçari i bashkohet kështu Dion Berishës. Gjasula u largua nga Darmstad, për të dhënë kontributin e tij në ligën e tretë për nga niveli në futbollin gjerman.
Klausi e ka kaluar gjithë karrierën e tij në Gjermani. Gjatë këtij sezoni mori minuta fillimisht në dy takime si kapiten te Darmstad dhe më pas në dy të tjera si zëvendësues.
Rot-Uajs Esen ndodhet në zonën e ftohtë të rënies nga kategoria. Me këtë përforcim shtoi eksperiencën dhe forcat në mbrojtje ku po has shumë vështirësi.
PANORAMASPORT.AL
The post ZYRTARE/ Nga një klub gjerman te tjetri, Klaus Gjasula i bashkohet sulmuesit shqiptar appeared first on Gazeta Shqiptare Online.