
Mesfushori Xhamal Musiala ka rinovuar kontratën me Bajernin. Pavarësisht ofertave nga klube të tjera, 21-vjeçari do të qëndrojë në Mynih deri në vitin 2030. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi bavarez përmes postimeve në rrjetet sociale.
“Xhamal Musiala ka zgjatur kontratën e tij me Bajernin deri më 30 qershor 2030. 21-vjeçari gjerman iu bashkua klubit nga sistemi i të rinjve të Çelsit në verën e vitit 2019”, thuhet në njoftim.
Vetë Musiala ka reaguar pas këtij rinovimi.
“Jam shumë i lumtur: Bajern është një nga klubet më të rëndësishme në botë, këtu kam hedhur hapat e mi të parë në futbollin profesionist dhe jam i bindur se mund të arrij gjëra të mëdha me këtë klub në vitet e ardhshme”, deklaroi ai.
PANORAMASPORT.AL