Mançester Junajtid ka zyrtarizuar sot firmën me dy futbollistët Matijs De Ligt dhe Nusair Mazraui, të cilët janë transferuar në klubin anglez nga radhët e Bajern Mynih. Dy lojtarët ishin kërkuar me ngulm nga trajneri Erik Ten Hag, i cili i ka drejtuar ata në vitet kur ishte në pankinën e Ajaksit.
De Ligt ka firmosur një kontratë pesëvjeçare që do e shohë atë të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2029, me mundësinë për ta zgjatur akordin edhe një tjetër vit. Ndërsa kontrata e Mazrauit zgjat deri në vitin 2028, por gjithashtu me mundësinë e rinovimit të saj për një tjetër edicion.
De Ligt u transferua për 45 milionë euro në klubin anglez, me bonuse deri në 5 milionë euro të terja që do të vijnë në bazë të arritjeve individuale dhe të Mançester Junajtid në vitet në vijim. Ndërsa për Mazrauin u paguan 15 milionë euro plus një bonus i parashikuar prej 5 milionë eurosh.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co