ZYRTARE/ Legjenda e Juventusit nis një aventurë te re, Andrea Pirlo merr drejtimin e …

zyrtare legjenda e juventusit nis nje aventure te re andrea pirlo merr drejtimin e

Legjenda e Juventusit, Andrea Pirlo është prezantuar si trajner i Dubai Junajtid, ekip në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Fitues i Kupës së Botës 2006 dhe ikonë globale e futbollit, Pirlo sjell një vizion unik dhe përvojë të rëndësishme si trajner, të fituar te Juventusi dhe Sampdoria. Emërimi i tij përfaqëson një kapitull të ri dhe ambicioz për Junajtid FC”, thuhet në faqen zyrtare të internetit.

Presidenti i klubit Ilie Cebanu komentoi me entuziazëm: “Jemi krenarë që e mirëpresim Andrean në familjen e Junajtid. Ai mishëron vlerat dhe ambiciet e klubit tonë, dhe jemi të bindur se ai do të jetë një figurë kyçe në çuarjen tonë në nivelin tjetër.”

Pirlo, një ikonë ndërkombëtare e futbollit, ka mbërritur tashmë në Dubai dhe do të fillojë të punojë me ekipin në ditët në vijim përpara sezonit të ri. Me këtë transferim, Junajtid po mbështetet te një lojtar i nivelit të lartë, i aftë të tërheqë vëmendjen e medias dhe të rrisë nivelin teknik dhe taktik të projektit.

“Mirë se erdhe Andrea, dhe fat të mbarë në këtë aventurë të re!” është dëshira e klubit për trajnerin e ri.

Gwr6XpNXsAAYWEr

PANORAMASPORT.AL

The post ZYRTARE/ Legjenda e Juventusit nis një aventurë te re, Andrea Pirlo merr drejtimin e … appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

dsaadmin

Learn More →