ZYRTARE/ Kishte firmosur për 3 vite, lojtari ndan rrugët me Skënderbeun pas pak muajve

zyrtare kishte firmosur per 3 vite lojtari ndan rruget me skenderbeun pas pak muajve

Erolind Krasniqi ka ndarë rrugët zyrtarisht me Skënderbeun.

Mesfushori firmosi për 3 vite në verë, por eksperienca e tij në Korçë zgjati vetëm disa muaj.

Krasniqi mori minuta në 14 ndeshje të kampionatit shqiptar, ndërsa nisi si titullar dy prej tyre. Gjatë kësaj kohe asistoi golin e fitores kundër Bylisit.

24-vjeçari e kishte aventurën e parë jashtë Gjermanisë.

Njoftimi i Skënderbeut:

“Mesfushori ka mbyllur me marrëveshje bashkëpunimin me Klubin e Futbollit Skënderbeu.

Skënderbeu e falenderon lojtarin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe bashkepunimi dhe i uron suksese në karierrën e tij”.

Screenshot 2025-01-05 181107

PANORAMASPORT.AL

The post ZYRTARE/ Kishte firmosur për 3 vite, lojtari ndan rrugët me Skënderbeun pas pak muajve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

dsaadmin

Learn More →