ZYRTARE/ Keidi Bare firmos me skuadrën e re, kontratë për 3 sezone

zyrtare keidi bare firmos me skuadren e re kontrate per 3 sezone
zyrtare keidi bare firmos me skuadren e re kontrate per 3 sezone

Keidi Bare është zyrtarisht lojtari i Real Zaragozas. Mesfushori shqiptar është bashkuar me skuadrën e La Liga 2, pas një eksperience të gjatë te Espanyol, skuadër në të cilën qëndroi për 4 vite. Zaragoza, përforcohet kështu në mesin e fushës, me një lojtar që prej kohësh e kishte në listën e dëshirave. Keidi Bare ka luajtur në sezonin e fundit 39 ndeshje në kampionat, duke qenë kështu një shtyllë e rëndësishme për skuadrën.

“Real Zaragoza siguron shërbimet e një mesfushori me shumë përvojë, i cili do të kontribuojë me dozën e tij të talentit dhe punës për të ndihmuar objektivat e Zaragozës”, shkruan klubi.

Sa i takon shifrave, bëhet fjalë për një akord, që do të jetë i vlefshëm për 3 sezone. Debutimi në një ndeshje zyrtare për Keidi Baren mund të vijë me 16 gusht, në ndeshjen e transfertës ndaj Kadiz. Lojtari është gati për të filluar kështu një eksperiencë të re, brenda Spanjës.

Futbollisti ishte një nga më të përfolurit para Europianit të verës, pasi trajneri Sylvinho nuk e ftoi për Euro 2024, çka shkaktoi zhurmë të madhe. Ai numëron 29 ndeshje me përfaqëusesen kuqezi, ku ka shënuar 2 gola. Më parë, ka kontribuar edhe për të rinjtë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →