Italia nuk do të jetë pritësja e finales së Ligës së Kampioneve në vitin 2027. Pasi UEFA i hoqi të drejtën stadiumit “San Siro” në Milano, ka rënë edhe hipoteza tjetër, ajo e zhvillimit në Romë të kësaj ndeshje.
Stadiumi “Olimpico” ishte i vetmi që siguronte kapacitetin që kërkon UEFA për një finale, por kryeqytetasit nuk kanë marrë përsipër zhvillimin e një aktiviteti të tillë, duke u tërhequr nga gara.
Kësisoj, kanë mbetur tashmë vetëm dy opsione zyrtare për t’u shqyrtuar nga UEFA, ai i stadiumit “Metropolitano” të Atletiko Madrid në Spanjë, si dhe stadiumi i Baku në Azerbajxhan. Të dy këto stadiume duhet të paraqesin dosjen e plotë brenda datës 19 mars 2025.
PANORAMASPORT.AL