Besart Ibraimi u largua nga Struga, për t’u rikthyer te Shkëndija. Ibraimi kthehet pas tre viteve, pasi në periudhën 2015-2021, për 6 vite ishte ndër lojtarët kryesor në periudhën më të suksesshme të klubit, derisa zyrtarisht është golashënuesi më i mirë në historinë e Shkëndijës, por edhe në gjithë historinë e elitës së futbollit në Maqedoninë e Veriut.
“Jam shumë i lumtur që po i ribashkohem Shkëndijës dhe pres me padurim të kontribuoj për këtë klub të madh,” ka thënë ai gjatë nënshkrimit të kontratës. Me interes pritet të shihen paraqitjet e tij.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co