FC Struga ka zyrtarizuar trajnerin e ri që do ta drejtojë klubin maqedonas për sezonin e ardhshëm.
Bëhet fjalë për Qatip Osmanin, ish-trajnerin e Vllaznisë që u shkarkua nga klubi shkodran 1 muaj më parë, me plot polemika, pasi pati rezultate kryesisht pozitive në krye të kuqebluve.
Kështu Osmani do të vazhdojë rrugëtimin e Shpëtim Duros, i cili e nxori kampion ekipin e Strugës sezonin e kaluar. I njëjti është prezantuar sot së bashku edhe me ndihmësin e tij, Bashkim Livoreka nga ana e Drejtorit Sportiv, Besart Isaku.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co