Enea Mihaj ka nënshkruar për Atlanta Junajtid. Mbrojtësi i Kombëtares ka vendosur ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit amerikan.
Kontrata e firmosur nga Mihaj është e vlefshme deri në vitin 2028 me opsion rinovimi dhe për një sezon tjetër. Klubi amerikan saktëson se Mihaj do të mund të luajë për Atlanta Junajtid nga data 24 korrik, kur të hapet dritarja e dytë e transferime.
Mbrojtësi shqiptar pritet të vendoset kështu përballë Leo Mesit. Atlanta Junajtid nuk po kalon periudhën më të mirë në “MLS”. Kjo pasi aktualisht mban vendin e 14.
Për Enea Mihajn kishte interes edhe nga Italia, por asgjë nuk u konkretizua. Atlanta e afron si lojtar të lirë, pasi 26-vjeçari kishte përfunduar kontratën me Famalikaon në Portugali.
PANORAMASPORT.AL
The post ZYRTARE/ Enea Mihaj injoron Italinë, zgjedh të përballet me Leo Mesin! Klubi amerikan e prezanton me kushtin e veçantë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.