Edon Zhegrova tashmë është edhe zyrtarisht një futbollist i Juventusit, pasi ka kryer të gjitha procedurat burokratike për transferimin e tij nga radhët e Lilës të emri i njohur i futbollit italian.
Anësori i sulmit të Kosovës, sot ka kryer vizitat mjekësore të nevojshme dhe më pas është kryer edhe shkëmbimi i dokumenteve për transferimin e tij me Lilën. Klubi francez do të përfitojë 20 milionë euro për transferimin e lojtarit, me 5 milionë euro të tjera në formë bonusesh.
Juventusi ka depozituar edhe kontratën e tij në Ligën e Serisë A, duke finalizuar marrëveshjen mes palëve, që e bën atë pjesë të torinezëve në hapin e madh për karrierën e tij.

PANORAMASPORT.AL
The post ZYRTARE/ Edon Zhegrova është një lojtar i Juventusit, depozitohet kontrata e sulmuesit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.