Klubi i Bylisit ka zyrtarizuar njëherësh 6 afrime futbollistësh të kryera gjatë merkatos së verës, për të përforcuar radhët e skuadrës së drejtuar nga Emanuel Egbo.
Klubi ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se ka nënshkruar kontrata trevjeçare me këta gjashtë futbollistë, duke i bërë pjesë të projektit të ballshiotëve, të cilët si zakonisht duan të promovojnë lojtarë në Superiore për t’i shitur më pas në ekipe të tjera.
NJFOTIMI I KLUBIT
FK BYLIS njofton zyrtarizimin dhe prezantimin e gjashtë lojtarëve:
Wendel Neri Da Conceicao, 26 vjeç, i cili luan si mesfushor qendre, mbrojtës i majtë dhe ëinger, më parë është aktivizuar në shtetin e tij, Brazil.
Walison Martins De Souza, 26 vjeç luan në pozicionin e wingerit dhe krahas shtetit të tij Brazil është aktivizuar edhe në Greqi me skuadrat e Kallamatës dhe Panargiakos.
Bruno Nascimento De Souza, 24 vjeç luan si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i majtë. ku më parë ka luajtur në Brazil dhe në Portugali.
Klevis Hasanbelli, portieri 26-vjeçar që në Superiore është aktivizuar me Egnatian dhe Erzenin.
Mesfushori i qendrës Henri Sulovari, 21-vjeçari që sezonin e shkuar ishte titullarë në ekipin e Lushnjës.
Mbrojtësi 24-vjeçar Paolo Kasmollari, mbrojtës i djathtë që sezonin e shkuar e mbylli me skuadrën e Lushnjës.
Të 6-të lojtarët janë bërë pjesë e projektit të klubit tonë dhe kanë firmosur kontrata 3-vjeçare, marrëveshja me të cilët është arritur para se skuadra të startonte fazën përgatitore!
I urojmë mirëseardhjen dhe një prezantim sa më të suksesshëm në sezonin e ri!
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co