ZYRTARE/ Barcelona përfiton 25 milionë euro, sulmuesi i talentuar firmos me…

zyrtare barcelona perfiton 25 milione euro sulmuesi i talentuar firmos me

Vitor Rok ka firmosur me Palmeiras në Brazil. Barcelona ka hequr dorë nga shërbimet e sulmuesit të talentuar brazilian, ndërsa ka përfituar plot 25 milionë euro.



20-vjeçari ishte në huazim te Real Betis në pjesën e parë të sezonit. Klubi katalanas e afroi në skuadër rreth 1 vit më parë, pasi kishte paguar 30 milionë euro në Brazil.

Aventura e tij nuk shkoi si duhet, teksa dhe Barcelona pati sezon zhgënjyes. Tashmë klubi ka përfituar thuajse të gjithë shumë e paguar, pasi dhe 5 milionë euro të tjera pritet të përfitohen me detajet e tjera të kontratës.

Rok do të japë kështu kontributin e tij te Palmeiras, pasi më parë ka spikatur në Brazil.

vitor roke

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →