Atletiko Madrid ka bërë një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere, teksa ka zyrtarizuar sot firmën e Julian Alvarez. Sulmuesi argjentinas i bashkohet madrilenëve nga radhët e Mançester Sitit, ku ka fituar thuajse gjithçka nën drejtimin e Pep Guardiolës.
Fakti se ai kishte mbetur gjithmonë në hijen e Erling Haland, shtyu Alvarez të kërkonte një sistemim të ri dhe gjeti shpejt akordin me Atletiko, i cili bëri një investim të rëndësishëm financiar për të siguruar firmën e tij.
Mançester Siti do të përfitojë 75 milionë euro, ndërsa 10 milionë euro të tjera do të jenë në formë bonusesh. Lojtari ka firmosur deri në vitin 2030 me skuadrën madrilene, ku do të jetë padyshim një nga protagonistët kryesorë të repartit të avancuar, përkrah Grizman e Sorloth.
Në sezonin e fundit te Mançester Sitit, Alvarez ka shënuar 19 gola dhe ka dhënë 13 asiste në 54 ndeshje të luajtura, teksa duhet theksuar se Guardiola e ka përdorur thuajse në të gjitha pozicionet ne repartin e avancuar në varësi të mungesave.
🕷 ¡La araña es rojiblanca! ❤🤍 pic.twitter.com/t5VdXHkSlu
— Atlético de Madrid (@Atleti) August 12, 2024
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co