Zvicra vërtetoi se Gjermania nuk është perfekte, ja problemet e Nagelsmann

zvicra vertetoi se gjermania nuk eshte perfekte ja problemet e nagelsmann
zvicra vertetoi se gjermania nuk eshte perfekte ja problemet e nagelsmann

Gjermani, ishte skuadra e parë e kualifikuar në fazën e grupeve, në këtë evropian. Megjithatë, sikundër pothuajse çdo skuadër tjetër deri tani në këtë kompeticion edhe “Panzerat” treguan limitet e tyre sa i përket lojës. Ishte pikërish kombëtarja zvicerane, e cila jo vetëm i frenoi të besuarit e Nagelsmann, por evidentoi në fakt edhe disa nga problemet që gjermanët kanë në grupin e lojtarëve

MBROJTJA – Maksimilan Mitelshtad në miqësoret e muajt mars i habiti të gjithë me rendimentin e lartë, po prej asaj periudhe ai ka filluar të zbehet gradualisht. Thuajse çdo pasime kundër helevetëve nuk shkoi saktë në zonën mike. Joshua Kimish u përpoq të bënte më mirë, por jo të evidentojë si protagonist. Në golin e pësuar, si Rydiger dhe Tah kishin të dy faj. I pari që e lë të lirë krosimin e Frojler, ndërsa mbrojtësi i Leverkusen e humbi duelin me Ndoie. Panorama e mësipërme flet qartë se prapavija fut ende “ujë”.
MESFUSHA – Çuditërisht Toni Kros nuk e ngriti nivelin e lojës, sikurse i ndodhi dy takimet pararendëse. Mbulimi gati perfekt i Zvicrës në mbrojtje ia bllokoi rrezen në adresim të sulmit. Toni mbeti në statusin e “të zakonshmit”. Sapo Xhaka me shokë kaluan në avantazh, edhe Gyndoanit i ranë papritur “bateritë”. Nuk e kishte më qartësinë në pasime e shkurtra, apo vertikalizimet.

FORMACIONI – Julian Nagelsman ka marrë trajtën e një “diktatori” në formacion, zero ndryshim titullarësh në tri ndeshje. Në bazë të rendimentit krahas Zvicrës, inkuadrimi në lojë i Shloterbek, Raum dhe Fylkrug rezultuan “çelësi” i suksesit. Ata i ndryshuan “marshin” ekipit në ndërtimin e aksioneve nga mbrapa.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →