
Autoritetet zvicerane kanë propozuar që i tërë softueri qeveritar të jetë në formë të hapur (open source). Nëpërmjet Ligjit për Përdorimin e Mjeteve Elektronike, Zvicra ka thënë se ky ligj novator do të bënte që të gjitha uebfaqet dhe adresat e shtetit të kenë burim të hapur, duke ua mundësuar të interesuarve të kenë qasje në kodet programuese.
Nëpërmjet kësaj synohet transparenca, siguria dhe efikasiteti, ka raportuar ZDNET, derisa ky veprim u përshëndet nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Bernës.
Kjo u quajt mundësi e madhe për qeverinë, industrinë e teknologjisë dhe shoqërinë.
Profesori Matthias Sturmer ka thënë se nga kjo do të përfitojnë të gjithë, pasi ua mundëson kompanive teknologjike t’i zgjerojnë shtrirjen e biznesit digjital dhe potencialisht ulë koston.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co