Një çift bashkëshortvsh janë shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se kishin zaptuar 412 metra në vijën bregdetare, pa kontratë për stacion plazhi, duke vendosur çadra dhe shezlongë.
Policia tha se në këtë subjekt kishte punonjës të pasiguruar në organet kompetente, si dhe ofrohej shërbim dhe produkte, pa kupona tatimorë.
Policia ka sekuestruar 411 çadra dhe shezlongë.
Njoftimi zyrtar nga Policia
Në kuadër të planit operacional policor të koduar “Plazh i lirë”, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, ka vijuar me kontrolle në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe.
Lirohet hapësira në vijën bregdetare, 📍në Ksamil.
Shpallen në kërkim 2 shtetas (bashkëshortë), bashkëpronarë të një subjekti në Ksamil, të cilët zunë vijën bregdetare 412 metra, pa kontratë për stacion plazhi nga organet kompetente, duke vendosur çadra dhe shezlongë, si dhe ndërtuan pa leje, 2 beach bare.
Në këtë subjekt kishte punonjës të pasiguruar në organet kompetente, si dhe ofrohej shërbim dhe produkte, pa kupona tatimorë.
Sekuestrohen 411 çadra dhe shezlongë.
Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme nga subjekte të ndryshme që ndërtojnë pa leje dhe vendosin çadra dhe shezlongë, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe vijon punën për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve M. P., 54 vjeçe dhe R. P., 60 vjeç (bashkëshortë), banues në Sarandë.
Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me autoritetet e Inspektoriateve Ndërtimore dhe Policinë Bashkiake Sarandë, kanë konstatuar në hapësirën e zaptuar për stacion plazhi, në mënyrë të paligjshme nga këta dy shtetas, 2 beach bare të ndërtuara pa leje, si dhe 411 çadrat dhe shezlongët tëm vendosura pa lejen përkatëse, të cilat janë hequr dhe sekuestruar duke liruar hapësirën publike në Ksamil.
Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se në subjektin e këtyre dy shtetasve kishte punonjës të pasiguruar, si dhe ofrohej shërbim dhe produkte, pa lëshuar kupona tatimorë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Operacionet policore “Coastline” dhe “Plazhi i Lirë” do të vijojnë intensivisht në qarkun Vlorë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co