Zjarri ne Shetel u vendos nga një i moshuar, flakët rrezikuan dy banesa

zjarri ne shetel u vendos nga nje i moshuar flaket rrezikuan dy banesa
zjarri ne shetel u vendos nga nje i moshuar flaket rrezikuan dy banesa

Një 83-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë pasi dyshohet si autor i një zjarrvënieje në fshatin Shetel në Durrës, njoftoi gazetarja Klodiana Haxhiaj për Balkanweb referuar burimeve zyrtare.

Si pasojë e zjarrit u rrezikuan dy banesa, ndërsa janë djegur sipërfaqe toke të mbjella.

“Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, Komisariati i Policisë Shijak referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshës, për shtetasin H. S., 83 vjeç, banues në fshatin Shetel.

[embedded content]

Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin ku banonte, për të djegur mbeturina. Si pasojë e përhapjes së flakëve, u rrezikuan 2 banesa në këtë zonë dhe u dogjën sipërfaqe toke të mbjella, në pronësi të shtetasve të tjerë”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →