Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka dhënë detaje rreth zjarrit në Orosh të Mirditës.
Në një lidhje live për News24, Çako theksoi se po vijon puna në terren për shuarjen e flakëve.
“Prej dy ditësh është një vatër zjarri që është në terren të thyer. Zjarri është lokalizuar dhe po punohet për shuarjen e tij. Ekipet e ndërhyrjes janë të rrezikuar gjatë gjithë kohës, dhe duhet përgatitje fizike. Po ashtu terreni i vështirë e bën edhe më të vështirë situatën. Të gjithë të jenë të ndërgjegjshëm dhe të marrin masa.”, tha Çako.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co