Një zjarr i përmasave të mëdha është aktivizuar gjatë ditës së sotme (16 korrik) në fshatin Madhesh të Matit.
Gazetari Doçi, në një lidhje live me News 24 tha se 8 vatra zjarri janë shfaqur për vetëm 20 minuta. Sipas tij, flakët kanë rënë në një zonë të mbrojtur, andaj duhet ndërhyrja nga ajri.
Enver Doçi: Janë 8 vatra zjarri që janë shfaqur për 20 minuta në Madhesh të Matit. Zjarri ka rënë në zonë të mbrojtur. Flakët po afrohen në pisha shumë vjeçare. Aty janë 5 banesa dhe 3 kulla. Disa të moshuar kanë ikur me kilometra të tëra, për të shpëtuar nga zjarri. Po rrezikohen edhe banesat, duhet ndërhyrje nga ajri. Banesat nuk shikohen nga tymi dhe flakët.
Ne kemi informacione se do të vijë një helikopter. Disa koshere bletësh janë dëmtuar. Flakët mund t’i kenë vënë disa persona. Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm. Nëse nuk ka ndërhyrje nga ajri, zjarri do të marrë përmasa të mëdha dhe do dëmtohet pasuria në fshatin Madhesh.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co