Zjarret në Elbasan, policia identifikon dy autorë. Njëri arrestohet, tjetri proçedohet penalisht

zjarret ne elbasan policia identifikon dy autore njeri arrestohet tjetri procedohet penalisht
zjarret ne elbasan policia identifikon dy autore njeri arrestohet tjetri procedohet penalisht

Policia e Elbasanit ka zbardhur dy raste të zjarrvënieve në fshatrat e njësisë administrative Papër, ndërsa ka identifikuar dy autorët e dyshuar.

Policia njoftoi se në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, si dhe si rezultat i informacioneve dhe provave të siguruara nga Komisariati i Policisë Elbasan, për 2 raste të zjarrvënieve, u bë identifikimi i autorëve të këtyre rasteve. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste:

-u arrestua në flagrancë shtetasi B. H., 54 vjeç, banues në fshatin Papër. Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, në fshatin Pajun, për djegien e mbeturinave, por zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me 267 pemë ulliri, në pronësi të shtetasit J. V. Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal ndaj pronarit të tokës, shtetasit J. V., pasi nuk ka kallëzuar për këtë rast;

-referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. S., 62 vjeç, banues në fshatin Bizhutë, pasi ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur disa mbeturina, dhe nga përhapja e flakëve janë djegur pjesërisht 7 pemë ulliri në pronësi të një 58-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →