
Real Madrid ka shprehur ngushëllimet e tij për Enrike Martin Kasadon. Ky i fundit ishte një gazetar i shquar, i cili shërbeu në zyrën për shtyp të madrilenëve nga viti 1990 deri në vitin 2000.
Enrike Martin pati një karrierë të pasur në media të ndryshme spanjolle ku dha kontribut. Deklarata e Realit vjen disa orë para ndeshjes me Atletikon.
Kujtojmë se derbi do të luhet në Champions për fazën e 1/8-ave. Kjo do jetë sfida e kthimit, pasi e para u fitua nga skuadra e Ançelotit me rezultatin 1-2.
PANORAMASPORT.AL