Kristi Sejatllari, i dërguari i News 24 në Gjermani, tregoi të rejat e fundit nga kampin e Shqipërisë, në një lidhje direkte me Trevisa Tufën në “Euro 24”, në News 24. Sejatllari tha se Asani është rikuperuar, ndërsa probleme që nuk mund të konsiderohen serioze ka shfaqur Mitaj. Diçka u tha edhe sa i takon Elseid Hysajt dhe reagimeve ndaj tij për golin e dytë të Italisë.
“Situata nuk është njësoj. Unë ndodhem në një lagje shqiptarësh. Pjesa më e madhe e stadiumit të Hamburgut, do të jetë e mbushur me shqiptarë.
Stërvitja ka shkuar mirë, lojtarët kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore. Asani është rikuperuar.
Edhe Mario Mitaj kishte një shqetësim të vogël në pulpë, kishte një lloj ngarkese, por nuk është asgjë serioze. Besoj se do të jetë në fushë.
Hysaj m’u duk në humor. Pashë një mbështetje nga shokët e skuadrës” – tha ai.
[embedded content]
[embedded content]
[embedded content]
[embedded content]
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co